Rama justifikohet në Vlorë/ Reshjet intensive përmbysin dhe Parisin!

Share

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë zona të vendit.

Për të inspektuar nga afër situatën, kryeministri Rama ka qenë sot në Vlorë bashkë ministren e Infrastrukturën Belinda Balliku.

Rama tha se se është bërë punë për të rregulluar kanalizimet në qytetin jugor, ndërsa shtoi se po mbyllen 3 projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e kanalizimeve.

“Duhet të mbyllet cikli i kanalizimeve, në rast se nuk ka reshje shumë intensive. Reshjet intensive përmbyt edhe Parisin. Në Vlorë kemi 3 projekte akoma, që do mbyllin gjithë ciklin. Reshjet në këta ditë ishin test se çfarë progresi është bërë për mbrojtjen nga uji në territor. Janë pastruar shumë kanale. Problem ishte fryrja e Vjosës. Duhen hequr kënetat”, tha Rama./CNA.al


Share

Komente