Rama kërkon nga Scholz liberalizim të vizave për Kosovën

Shpërndaje lajmin

Në fokus të dikustimit u përmend edhe Kosova. Rama kërkoi që procesi i liberalizimit të vizave të jetë në agjendën e shtetit gjerman.
“Shpresoj shumë që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj për sa i përket përmbushjes së procesit, të përmbushë dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, një proces i bllokuar prej vitesh”, u shpreh Rama, transmeton Albinfo.ch.
Ata folën edhe lidhur me nismën Ballkani i Hapur, për të cilën Rama insistoi se është një rijetëzim i procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor për të siguruar lëvizjes e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
“Procesi i Berlinit është një vizion i rëndësishëm për rajonin tonë. E informova kancelarin dhe për Ballkanin e hapur, që nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të përvetësuar Procesin e Berlinit, për të jetësuar në Ballkan lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, tha Rama.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *