Rama kritika kryebashkiakut të Elbasanit: Futini një suvatim, s’lihen kështu! Ndalet kur hoxha thërret faljen e drekës

Share

Kryeministri Edi Rama i ka tërhequr vëmendje kryebashkiakut të Elbasanit Gledjan Llatja teksa pa nga afër kantieret e blloqeve të brendshme të qytetit. Rama tha se duhet suvatim që muret e betonit të mos lihen pa u lyer.

“Një suvatim mos i lini kështu. Edhe këto muret e betonit të bardhë,. Gjithçka të bardhë. Kjo është shumë e bukur por duhet bërë mirë ajo atje. Një suvatim të bardhë komplet. Pjesa e fasadave pastaj. Duhet të sistemohet kjo. Pastaj në qoftë se ka zhvillim i takon privatit. Pse e ka privati nuk do të thotë se duhet lënë kështu”, tha Rama.

Gjatë kohës së inspektimit, hoxha bëri faljen e drekës dhe kryeministri Rama u ndal për ta respektuar. Numri një i qeverisë u shpreh se ka shumë rrugë fshatrash që kanë nevojë për ndërhyrje që do të nisin hap pas hapi.

“Ka shumë rrugë fshatrash që kanë nevojë për ndërhyrje por hap pas hapi sipas mundësive. Do investojmë më shumë. Për 20 cm nuk kemi ku shkojmë. Se këtu makinat e lagjes kalojnë. Le të kalojë edhe urbani. E dyta edhe sheshin aty do e bëjmë”, tha Rama.


Share

Komente