Rama ndan pamje nga bajpasi i Shkodrës: Bashkia nuk na ka ndalur, thjesht na ka zvarritur për një copë letër

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga bypassi i Shkodrës, teksa shprehet se pavarësisht se bashkia i ka zvarritur për dokumente, qeveria sopas tij i ka mbajtur premtimet e saj.
Më tej kreu i qeverisë shkruan se, bashkia po pengon prej disa kohësh ujësjellësat e Shirokës e të Zogajt, për të cilët janë lidhur edhe kontratat e ndërtimit nga Fondi i Zhvillimit, por Bashkia Shkodër nuk zbardh lejet e ndërtimit.

“Bajpasi i Shkodrës, një nga punët e bëra nga qeveria jonë, njësoj si rruga nga Shkodra në Theth apo në Velipojë, ku s’ka qenë i nevojshëm projekti i bashkisë dhe ku bashkia s’na ka bllokuar dot për fare, po thjesht ka penguar sa ka mundur, duke na zvarritur për një copë letër; siç po pengon për shembull prej disa kohësh ujësjellësat e Shirokës e të Zogajt, për të cilët janë lidhur edhe kontratat e ndërtimit nga Fondi i Zhvillimit, por Bashkia Shkodër nuk zbardh lejet e ndërtimit sepse si gjithnjë mbron bindjen se etja blu është më e shëndetshme për banorët se sa uji pa ngjyrë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Bashkia e Shkodrës drejtohet nga opozita, kryetar i saj është Bardh Spahia i zgjedhur në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, i cili rikandidon për një mandat të dytë në Shkodër nën sloganin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *