Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën do të jetë në Bruksel për një takim me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel.
Temë diskutimi do të jenë tensionet mes Kosovës e Serbisë dhe gjetja e rrugës për normalizimin e dialogut Prishtinë-Beograd, përcjell albinfo.ch.
Më 8 qershor, kryeministri Rama i ka dërguar një propozim draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Sipas Ramës, drafti ishte dokument konfidencial dhe dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës, duke adresuar të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, më 21 qershor, Rama u ka nisur sërish një letër presidentit Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të KE-së lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re konkrete për lirimin e tre policëve të Kosovës që u rrëmbyen më 14 qershor nga njësitet speciale të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *