Rama në Forumin e Davosit flet për sulmet kibernetike nga Irani

Shpërndaje lajmin

Në Forumin Ekonomik të Davosit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau eksperiencën me agresionin që erdhi nga Irani, që sipas tij, vazhdon çdo ditë.
Shqipëria verën e kaluar është një shembull konkret se si sulmet kibernetike mund të ndikojnë qeveritë dhe kombet. Kryeministër, presim të dëgjojmë nga ju.
“Kurrë mos fto dikë nga Ballkani dhe t’i vendosësh një limit kohor. Nisi me shërbimet, por e dimë që infrastruktura kritike është në rrezik. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është mallkimi i teknologjisë”, tha ai.
Sipas kryeministrit, ndërtimi i mburojës kibernetike kërkon kohë dhe mbi të gjitha, shumë fonde.
“Po të pyesësh çdo kryeministër në botë se çfarë mendon për kostot, do të thotë që ndjen dhimbje. Ndaj nuk është një pyetje shumë e mirë, por do përpiqem t’i mbijetoj dhimbjes. Është ndryshe kur investon për të bërë diçka, sepse njerëzit do ta shohin dhe do të të mbështesin; Është ndryshe kur investon për të mos lejuar diçka të ndodhë. Njerëzit do thonë, nga çfarë po e mbron, nuk ekziston”, theksoi Rama, përcjell albinfo.ch.
Panelistët arritën në konkluzionin se hakerët do të jenë gjithmonë një hap përpara në luftën kibernetike, por me anë të bashkëpunimit midis qeverive dhe kompanive, dëmi i tyre mund të kufizohet
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *