Rama: Në prill tjetër bonus për pensionistët

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në muajin prill do të programojnë një tjetër bonus për pensionistët.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se nisma ka për qëllim të ulë barrën e inflacionit të luftës për këtë shtresë.
“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkroi Rama në Facebook.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Meta: Pakoja e Madhe e ndihmës ekonomike një paketë qesharake
‘Pakoja e madhe, Rama zbulon shpërblimin për punonjësit e administratës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *