Rama nxjerr fotot/ Një magazinë të “ububushme” e bëmë depo farmaceutike

Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të depos farmaceutike në QSUT  7 vite më parë dhe transformimin e saj sot.

Ai thekson se kjo ka ardhur si rezultat i punës së qeverisë së tij. Rama shkruan se është i pakënaqur nga problemet që ka akoma sistemi shëndetësor por është i bindur se ashtu sikurse kjo depo farmaceutike do të zgjidhet me punë dhe vullnet.

“Po mirë me çfarë kurajoje mund të mohohet sot transformimi si nata me ditën në vetëm 7 vjet i sistemit tonë spitalor

Shikojeni se si ishte depoja farmaceutike e QSUT 7 vjet më parë, një magazinë e ububushme ku mbaheshin jashtë çdo standardi ilaçet e spitalit qendror të Shqipërisë dhe ja si është sot, një depo farmaceutike spitalore e standarteve europiane

Kush nuk e di nga është nisur, nuk e ka idenë ku është dhe as nuk ka shans të arrijë ku do, përkundrazi rrezikon të kthehet mbrapsht pa e kuptuar as vetë se si! Prandaj të jemi të pakënaqur me tëra problemet e mprehta që akoma ka shërbimi shëndetësor, por të jemi gjithashtu të bindur, se siç janë përmbysur realitete dramatike si kjo depo farmaceutike e plot të tjera, do të zgjidhen me radhë e me vullnet, punë, durim edhe problemet më të mprehta”/CNA.al

Capture 95


Share

Komente