Rama nxjerr pamjet e spitalit të Durrësit, ‘shigjeton’ opozitën: Shihet errësira që trashëguam, nga ata që trazojnë të vdekurit

Share

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me pamje nga spitali i ri i Pediatrisë në Durrës.

Duke ‘shigjetuar’, opozitën Kryeministri Rama, teksa ka publikuar një video me pamje nga spitali, se si është transferuar, shkruan ‘shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet, (duke iu referuar kështu akuzave nga PD për fshehjen e viktimave nga Covid-19).

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë që Duam ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë,” shprehet Rama.

Videon e gjeni në linkun e mëposhtëm: 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/194989335447120/

 

The post Rama nxjerr pamjet e spitalit të Durrësit, ‘shigjeton’ opozitën: Shihet errësira që trashëguam, nga ata që trazojnë të vdekurit appeared first on Media .


Share

Komente