Rama: Pas 30 ditësh, shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Kinës pa viza
Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas 30 ditësh, shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Kinës pa viza.
Njoftimin, Rama e bëri në rrjetet sociale, ku publikoi edhe foton ku u firmos marrëveshja nga zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino dhe zyrtari kinez.
“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkroi Rama në Instagram.
View this post on Instagram
A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Disa javë më parë, Shqipëria dhe Kina vendosën për heqjen reciproke të vizave për zyrtarët shtetërorë të të dyja vendeve.
Vendimi është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, si propozim i Ministrisë për Punët e Jashtme.
Pas këtij vendimi, zyrtarët e Shqipërisë dhe Kinës do të mund të lëvizin lirshëm në çdo periudhë të vitit, pa patur nevojën e një vize.
Edhe pse Shqipëria ka qëndruar larg investimeve kineze, marrëdhëniet politike mes dy shteteve kanë ruajtur ecuri pozitive.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria heq vizat për zyrtarët shtetërorë me Kinën
Holanda: Jemi dakord që Kosovës t’i liberalizohen vizat