Rama pas takimit me Thaçin: Lufta e UÇK-së nuk mund të rishkruhet

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama ishte sot në burgun Hagës për të vizituar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim së bashku me ish-drejtues të tjerë të UÇK-së, nën akuzat për krime lufte.
Pas takimit me Thaçin, Rama tha për këtë të fundit se është në formë të mirë, e se vetë Thaçi mendon se kjo rrugë është e pashmangshme për të provuar “pastërtinë e tij dhe të UÇK-së”.
“Ishte një çmallje e nevojshme. Ish-presidenti Thaçi ishte në formë, i bindur se jo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar përpara drejtësisë pastërtinë e plotë të UÇK-së dhe idealit të luftëtarëve të UÇK-së”, u shpreh Rama.
“Lufta e UÇK-së nuk mund të rishkruhet apo të futet në korniza të tjera, përveçse në atë të heroizmit, sakrificës dhe gjakut për Kosovën e lirë, demokratike dhe sovrane”, shtoi ai.
Kjo vizitë vjen në ditën kur po zhvillohen seancat e radhës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

LEXONI GJITHASHTU:

Rama takon Hashim Thaçin në burgun e Hagës
Veseli: Procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt, dua të provoj pafajësinë
Thaçi në Gjykatën Speciale: Akuzat të pakuptueshme, jam i pafajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.