Rama pjesë e takimit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, ja ku do të zhvillohet
Takimi i dytë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të enjten, më 1 qershor në Moldavi. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Takimi do të synojë nxitjen e paqes dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta të Evropës dhe do të bëjë bashkë 47 krerë shtetesh, qeverish dhe institucionesh të BE-së.
Inciatori i këtij komuniteti është presidenti francez, Emmanuel Macron i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim.
Takimi i tij i parë u mbajt në Pragë tetorin e kaluar dhe u fokusua në çështjet e energjisë dhe sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama dhe Berisha munguan, kush janë deputetët që votuan kundër rritjes së pagave
Si u prit rikthimi i Bashës? Berisha: Po përdoret nga Rama