Rama: Po i dalin lakrat në shesh njerëzve me kostum zyrtar
Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Twitter-in e tij se gjithçka që po del në pah rreth punonjësve zyrtarë dhe kjo është falë rezultateve të reformës në drejtësi.
“Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit,” – shkroi Rama.
Sipas tij, më parë policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë “lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar”, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë.
Rama u shpreh se askush nuk ka më një mburojë politike.
“Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë,” – shkroi kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistrimi Rama- Berisha-Hajdari, Kadilli: Ende kemi një demokraci të negociuar
Rama fton për darkë liderët shqiptarë të RMV-së, zbulohet arsyeja