‘Rama po luan me dy porta’/ Lubonja tregon çfarë fshihet pas pritjes madhështore në Turqi

Share

Analisti Fatos Lubonja, ishte i ftuar pasditen e sotme në rubrikën “Opinion”  ku ka komentuar vizitën dhe pritjen që ju bë Ramës në Turqi.

Sipas Lubonjës, Rama dhe Erdogan duket se instrumentalizojnë njëri-tjetrin, kurse shtoi se kreu i qeverisë shqiptare luan me dy porta, përpos se me Europën, edhe me shtetin turk.

Në lidhje me pritjen madhështore që Erdogan i kishte rezervuar Ramës, Lubonja beson se lideri turk nuk e ka bërë për shkak se ka respekt për kryeministrin shqiptar, por se ka interesat e tij.

“Unë jam për miqësinë me popullin turk, sepse ka traditë historike, qoftë feja myslimane ndikon. Kjo pritje nuk ka të bëjë me miqësinë e  vjetër, por ka të bëjë me miqësinë e Erdogan dhe Ramës. Të dy liderët bëjnë politikë, instrumentalizojnë njëri-tjetrin. Erdogan ka pasur influencën për të ndikuar në Ballkan, sidomos ku ka myslimanë, ka pasur konflikte edhe me Greqinë, edhe me Europën, për figurën e tij. Rama do të luajë me dy porta, duke luajtur edhe me Turqinë. Edhe kjo është për pushtetin e vet.

Rama ka veten e vet të parin, pastaj të tjerët. Nuk duhet të ndërhyjmë në konfliktin mes Erdogan dhe Gylen. Erdogan ka jep ndihma ekonomike, por askush nuk bën hesap sa ka dhënë Europa. Nëse bëhet fjalë për ndihma, mendoj se është propagandë. Nëse ti merr taksat për pallatet në Tiranë, do ndërtoje spitale, shkolla, edhe xhami po deshe që mos e ndërtojë Erodgani.  Nuk besoj se Erdogan ka respekt për Ramën me atë pritje, por ka interesat e tij”, u shpreh Lubonja./CNA.al

 

 


Share

Komente