Rama publikon fotot dhe tregon pse PS kërkon mandatin e tretë: Kështu do i zgjidhim problemet, që si zgjidhëm dot këto vite (FOTO)

Share

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka publikuar foton e depos farmaceutike 7 vite më parë dhe transformimin e saj sot duke theksuar se kjo ka ardhur si rezultat i punës së qeverisë së tij.

Rama shkruan se është i pakënaqur nga problemet që ka akoma sistemi shëndetësor por është i bindur se ashtu sikurse kjo depo farmaceutike do të zgjidhet me punë dhe vullnet.

Postimi i Ramës:

“Po mirë me çfarë kurajoje mund të mohohet sot transformimi si nata me ditën në vetëm 7 vjet i sistemit tonë spitalor. Shikojeni se si ishte depoja farmaceutike e QSUT 7 vjet më parë, një magazinë e ububushme ku mbaheshin jashtë çdo standardi ilaçet e spitalit qendror të Shqipërisë dhe ja si është sot, një depo farmaceutike spitalore e standarteve europiane

Kush nuk e di nga është nisur, nuk e ka idenë ku është dhe as nuk ka shans të arrijë ku do, përkundrazi rrezikon të kthehet mbrapsht pa e kuptuar as vetë se si!

Prandaj të jemi të pakënaqur me tëra problemet e mprehta që akoma ka shërbimi shëndetësor, por të jemi gjithashtu të bindur, se siç janë përmbysur realitete dramatike si kjo depo farmaceutike e plot të tjera, do të zgjidhen me radhë e me vullnet, punë, durim edhe problemet më të mprehta”, shkruan Rama.

640 0 60314ba3804f5


Share

Komente