Rama reagon pas votës kundër rezolutës për gjenocidin serb
Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale, pas zhurmës që shkaktoi rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën në Parlament.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se kjo rezolutë është një lojë e ulët e një të shpalluri ‘non grata’ nga SHBA, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit.
Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!
— Edi Rama (@ediramaal) May 12, 2022
“Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!”, shkruan mes të tjerash kryeministri.
Ditën e sotme Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi rrëzon rezolutën për gjenocidin serb, Berisha filmon deputetët
Basha: Të marrë fund çmenduria e Putin, koha për të miratuar rezolutën tjetër