November 29, 2021

Rama replika me Flutura Açkën: Vetëm për poezinë s’ka akademi

Shpërndaje lajmin

Në Kuvend teksa po diskutihet për Eurobondin, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer edhe replikat me deputetë e opozitës.

Kreu i qeverisë iu kthye deputetes së PD, Flutura Açkës duke i thënë se vetëm për poezinë nuk do të kenë akademi, teksa ka shpërthyer debati për deklaratën e ministres së bujqësisë për “akademinë e çobanëve”

Edi Rama: Vetëm për poezinë s’ka akademi

Flutura Açka: Mos merr me ne

Edi Rama: Me kë të merrem po  nuk u mora me ju. Unë për ju vij këtu. Atje jashtë nuk ka njeri që mund ta bësh për budalla, ju keni menduar se i bëni për budallenj. Sa herë që keni dashur ti bëni për budallenj jeni zgjuar të hënën në mëngjes keni thënë boo na i vodhën prap. Ska asnjë problem. I kam shqiptarët në kontakt çdo orë dhe çdo ditë.

g.v/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *