Rama s’i kursen ironitë për PD: ‘Vizitë përkujtimore’ në Gjanicë, paguam dhe shpronësimet për tokat e ‘xanuna’ të Shabës

Share

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot bashkë me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, përgjatë lumit Gjanica, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë për qeverinë e kaluar.

Teksa inspektonte punimet për realizimin e këtij projekti, Rama mes batutave tha se vizita ishte përkujtimore e datës 9 janar të 2013-ës, pasi Fieri mund të ishte përmbytur, ndryshe nga sot.

Mes të tjerash ai kujtoi dhe ish-kreun e ALUIZN-it, Shaban Meminë, që sipas tij iu dha leje legalizimi dhe rasteve ku ishte ndërtuar pa leje.

Fjalimi i Edi Ramës:

“Kjo me reshjet që kishte dje, që nga qendra e qytetit, deri këtu, do të ishte ujë deri tek katet e dyta të shtëpive. këta rrinin në kat të dytë dhe ikja e ujit ikte me ditë. Në Gjanicë, çdo shi që binte, e fuste ujin nëpër shtëpi. Duhet të fillojmë dhe urën e Darzezës. Kjo është vizitë ‘përkujtimore’ në një ditë që mund të ishte 9 janar 2013 dhe do të kishte qenë këtu për të ardhur me varkë. Ndërkohë që urdhëro (tregon situatën në lum) Urdhëro tani, Fieri që duam. Kjo pjesa tjetër nuk ka përfunduar ende. Këto janë shpronësimet e Shaban Memisë që ndërtonin pa leje këta demokratët e Fierit dhe ai iu jepte vulat si në tokën e babës. Tani paguan populli. Por ky është ligji, dhe nuk është bërë për ta, por për të gjithë shqiptarët që kanë hedhur investimet e tyre në tokën e ‘xanun’ të Shabës. Nëse do ishim në 9 janar të 2013-ës, do ishim me kamerdare sot.”, tha Rama.


Share

Komente