Rama sulmon Metën: Nuk duhet të presim të vdesin të moshuarit dhe pastaj t’i dekorojmë në Presidencë

Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në stadiumin “Air Albania”, ku sot janë vaksinuar disa perosnalitete të shquar të vendit, nga ish politikanë e deri tek artistët.

Nga aty, Rama thumboi presidentin Ilir Meta, duke e cilësuar atë si pseudo personalitet, që sipas kryeministrit ka akses ën media dhe portale për të përhapur fjalë të pavërteta.

Shefi i qeverisë theksoi se personat me moshën mbi 80 vjecc kanë një kujdes dhe vëmendje të shtuar dhe sipas tij nuk duhet të presin që ata të vdesin dhe pastaj t’i dekorojnë, sicc bëhet në Presidencë.

“Siç e patë sot kemi nisur me të moshuarit mbi 80-vjeç me një grup mbi 80 personash, ku janë pjesë të moshuar shumë të njohur dhe një pjesë tjetër të moshuar të sjellë nga mjekët e familjes. Nëse bëjmë një llogari me dozat që kemi deri tani është një llogari tjetër me atë që mund të bëhet me dozat që do të vijnë. Më vjen shumë keq që disa pseudo personalitete që kanë akses në media dhe portale, që në mënyrën më çnjerëzore përhapën një tym krejtësisht të panevojshëm. Sepse e para të gjithë këta persona që u vaksinuan sot janë në moshën mbi 80-vjeç dhe nisi me një numër mjaft simbolik.

Është një shenjë përkujdesje për këta njerëz që nuk duhet të presim që të ndërrojnë jetë dhe më pas të mbajmë fjalime dhe dekorime siç bëhet në presidencë.

Nuk do të zbritet më poshtë pa përfunduar kjo kategori e moshës. Do të fillojmë me më të moshuarit dhe pastaj për të gjitha kategoritë me radhë. Do të përfundojmë vaksinimin e plotë të mjekëve dhe infermierëve dhe më pas do të bëjmë çdo gjë për të siguruar dhe dozat e tjera. Jemi besimplotë që do të arrijmë ambicien tonë të vaksinimit të plotë të popullsisë në 14 muaj”,tha Rama./CNA.al


Share

Komente