Rama sulmon SPAK-un: Jeni në prag të skualifikimit para të keqes

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama u tregua kritik ndaj punës së SPAK, të cilën e cilësoi tallje të madhe me shqiptarët. Sipas Ramës SPAK është duke e humbur luftën me të keqen në vend,
“Ia përsëris SPAK, keni vërtetuar për këdoqoftë që i përket kësaj bashkësie, bujrum hetoni! Në nivelet me të larta… bujrum. Por realisht po hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë vend. Dhe deri tani e keqja kualifikohet, deri tani ju skualifikoheni”, tha Rama.
Rama tha se SPAK nuk ka çuar para drejtësisë asnjë gjykatës e prokuror të korruptuar të nxjerrë jashtë sistemit nga vetingu.
“A e dini ju që SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme për të vepruar minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga sekretari i shtetit si një nga kampionët në luftën ndaj korrupsionit, që të mos hynte në proces si gjykatës. Sa gjykatës e prokurorë të nxjerrë jashtë për pasuri të pajustifikueshme do ishin sot në burg? Ku janë ata sot? Me ca merren? Janë në punën e tyre. Asnjë gjemb në këmbë nuk i ka hyrë”, tha Rama.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *