Rama tallet me Metën/ Nuk merrem me ata që kanë shkëputje me mburojën e trurit

Share

Presidenti Ilir Meta dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi, kanë replikuar me kryeminstrin Edi Rama dhe zv.kryeministrin Erion Braçe lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Për këto replika është pyetur mbrëmjen e sotme edhe Rama, i cili deklaroi se nuk dëshiron ta heqë vëmendjen nga situata shëndetësore.

Kreu i qeverisë tha se nuk merret me ata që kanë shkëputje në lidhje me mburojën e trurit.

Me lejen tuaj do të doja të fokusohesha te arsyeja përse jemi këtu. Te kjo luftë për të siguar vaksinat e shqiptarëve. Luftërat me shpata janë për fëmijët e kopështit, ose për ata që kanë shkëputje në lidhje me mburojën e trurit.

Këtu po bëhet një luftë, e  cila është një luftë e madhe tregtare, ekonomike, komunikimi dhe unë dua që çdo natë kur kanë mendimin e fundit, mendimi i fundit të jetë që bëra dicka edhe sot. Kjo është lufta për mua sot, të tjerat janë ngjarje rrethanore për personazhe rrethanorë që nuk e meritojnë shkëputjen e vëmendjes nga kjo luftë”, theksoi Rama./ CNA.al


Share

Komente