Rama thirrje qytetarëve/ Qëndroni në shtëpi në këtë atmosferë festash, mbroni shëndetin

Share

Mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve në qendër të kryeqytetit të Tiranës.

Duke marrë shkas nga kjo, kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët.

Rama i kërkon qytetarëve që këto festa të qëndrojnë në shtëpi me familjen dhe të mbrojnë shëndetin duke shmangur daljet e padomosdoshme.

“Duke uruar të keni pasur një fundjavë të qetë Ju lutem, të gjithëve, që në këtë atmosfere festash t’i kushtojmë qëndrimit në shtëpi, me fëmijët e prindërit, sa më shumë kohë të jetë e mundur përtej detyrimeve të punës së secilit dhe ta vemë mbrojtjen e shëndetit mbi çdo dalje jo të domosdoshme nga shtëpia”, shkruan kreu i qeverisë krahas një fotoje në rrjetet sociale./ CNA.al

Rama thirrje qytetarëve/ Qëndroni në shtëpi në këtë atmosferë festash, mbroni shëndetin


Share

Komente