April 18, 2021

Rama “thumbon” Pandeli Majkon: Më i riu prej të gjithëve

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar kandidatët për deputetë në Tiranë, Rama ka kërkuar t’ia japë fjalën ministrit për Diasporën Pandeli Majko.

Rama tha se në emër të atyre që nuk kanë nevojë për vizibilitet të veçantë ka zgjedhur të flasë më i riu prej tyre që është Pandi dhe që merion të ketë gjithë mbështetjen se është i 19-ti.

“Do doja që në emër të të gjithë atyre që nuk kanë nevojë për vizibilitet të veçantë sepse kanë prej disa vitesh që janë në këtë arenë, të flasë më i riu prej tyre që është Pandi, i cili meriton në fakt të ketë gjithë mbështetjen tonë se është dhe i 19-ti dhe është në atë zonën e rrezikut, kështu që me të gjithë atë solidaritetin për Pandin që është i 19-ti, unë po i jap fjalën dhe për një arsye tjetër, sepse duke qenë që pas meje, Pandi është i dyti që ka marrë gjithçka nga PS-ja dhe për këtë ai është i vetëdijshëm siç jam dhe unë i vetëdijshëm, është treguar shumë i gatshëm t’i përgjigjet asaj që është kërkesa e natyrshme e kësaj beteje, të jetë veçanërisht aktiv në këtë fazë të ndeshjes, kur faktikisht fillon zyrtarisht fushata për pak ditë dhe kur sigurisht ne duhet të jemi shumë të pranishëm jo vetëm në territor dhe komunikimin e afërt me njerëzit, por edhe në komunikimin publik”, tha Rama.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *