Rama uron rivalët për titullin: Lum kush është edhe interist edhe socialist…

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama ka uruar tifozët e Interit për fitimin e titullit kampion në Serie A pas 11 vitesh, por duke i “thumbuar” me Antonio Conten, një ish-juventin që i bëri zikaltërit të festojnë sërish.

Rama thotë se ky nuk ishte viti i Juves, por i PS-së që fitoi mandatin e tretë prandaj shton se lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë.

“Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit.

Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull. *Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë” mbyllet postimi i Ramës, që e ka shprehur në disa raste se bën tifo për “Zonjën e Vjetër”.

Nuk kanë qenë të rralla batutat jo vetëm në komentet në rrjetet sociale por edhe Live të kryeministrit, përfshirë edhe me anëtarë të qeverisë apo grupit të tij socialist për rivalitetin mes Juventuesit dhe Interit./ db/Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *