Rama: Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve, do ta dënojnë më 25 prill

Share

Shqiptarët do ta dënojnë presidentin Ilir Meta më 25 prill. Kështu tha kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste.

“Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve. Nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës”, u shpreh Rama.

“Një president që bën gjithë ditën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale, që e ka vënë zyrën e rojtarit të Kushtetutës, në dispozicion të ndërmarrjes që formalisht e menaxhon e shoqja, dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën, nuk ka nevojë ta komentoj unë, sepse t gjithë e shohin dhe të gjithë do ta dënojnë më 25 prill”.


Share

Komente