Ramadani: Ekipet e vaksinimit janë gati dhe po presin vaksinat

Share

Me këtë rast, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndeti Publik (IKShPK), Naser Ramadani ka thënë se janë duke hulumtuar variantin e ri të COVID-19.

Ai po ashtu ka theksuar se janë duke punuar në strategjinë për vaksinimin e pacientëve me vaksinën anti-COVID.

Sipas tij, ekipet janë gati dhe po presin që vaksina të vijë në Kosovë.

“Ne po bëjmë gjurmimin e veçantë në shkollat e Kosovës. Kemi vazhduar të japim rekomandime për bartje obligative të maskave deri në rastin 0. Kemi kapacitete të shumëfishuara të testimit me real time PCR. Ekipet e vaksinimit janë gati dhe po presin vaksinat”, ka deklaruar ai./arbresh.info/


Share

Komente