Presidenca ka reaguar pas mesazhit në “Twitter” të kryeministrit Edi Rama, për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 12 kampionët në luftën ndaj korrupsionit.
Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, e ka cilësuar kryeministrin si “faqezi” duke shtuar se Ramaforma do të ngordhë më 25 prill me 3 milionë shpulla dhe shkelma të shqiptarëve.
“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR! ”, shkroi Tedi Blushi.
Ndërkohë ky ishte dhe mesazhi i Ramës në “Twitter”, pas vlerësimit të bërë nga DASH për Dvoranin. Në shkrim Rama thekson se ish-kreu i KED u godit harbutërisht, pasi nuk iu nënshtrua presionit të së keqes.