Ramën po e braktisin socialistët; Maliqi i bindur: Më 25 Prill, bastionet e majta, kthehen të djathta, nis intubimi politik i Rilindjes

Share

Deputeti Lefter Maliqi analizon situatën paraelektorale, dhe konstaton se humbja Kryeministrit Rama do i vijë nga ‘brenda’.

Në një intervistë për Ora News, Maliqi shprehet i bindur se socialistët e vërtetë po e braktisin Rilindjen, dhe kjo do sjellë humbjen e saj më 15 prill.

Ky fakt thotë Maliqi e ka bërë Ramën të humbasë toruan.

Megjithatë nga ana tjetër, deputeti apelon Opozitën e Bashkuar të zbresë në bazë dhe të nisë fushatën pasi është vonë.

Ndryshimi thotë ai, do të nisë nga qarku i Beratit, ku është i bindur se nga i majtë, do të kthehet i djathtë këtë 25 Prill.

“Ky si kryeministër, megjithëse ka një eskortë të madhe, po bojkotohet dhe nga të tijët, përveç administratës që shkon me urdhër në takime. I ka ikur entuziazmi, siç e pamë në Vlorë e kudo. Për shkak të estradave, përrallave që tregon për mandat të tretë”.

I pyetur se në cilën sigël partie do të garojë, Maliqi thotë se është pjesë e koalicionit të Opozitës së Bashkuar PD-LSI, por ende nuk ka vendosur se në cilën prej tyre.

The post Ramën po e braktisin socialistët; Maliqi i bindur: Më 25 Prill, bastionet e majta, kthehen të djathta, nis intubimi politik i Rilindjes appeared first on Media .


Share

Komente