January 20, 2022

Raporti Berisha-Basha, Topalli: Nuk kanë qenë kurrë “babë e bir”

Shpërndaje lajmin

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është shprehur se mes Berishës e Bashës nuk ka pasur kurrë një raport “babë e bir” politik.

Sipas saj, Basha është një manipulator që tani e ka humbur pushtetin dhe vetëm po merr kohë.

Komentet ajo i bëri duke folur për situatën në PD në “Top Talk” ku ka komentuar edhe raportin mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

“Unë nuk i kam quajtur kurrë bab e bir politik. Unë kam bërë distancimin e Lulzim Bashës këtu e 10 vjet para. Unë po tregoj një ndërhyrje të kujdesshme jo në përballje

Basha është njeriu më manipulues që kam parë në jetën time. Nuk konvergon në asnjë pikë me Sali Berishën. Lulzim Basha e di që ka humbur pushtetin dhe de facto nuk është më kryetar partie. Kuvendi do sjellë ndryshime të reja në statut dhe do largojë Lulzim Bashën de jure.

PD është më e madhe se të gjithë bashkë. Do të jetë frymë, e djathtë, alternativë. Unë besoj se nuk është e kushtëzuar nga një emër ose mbiemër”, tha Topalli./ /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *