Raporti i Bankës Botërore: Emigrimi i prindërve lë pasoja të rënda tek fëmijët shqiptarë

0
Shpërndaje lajmin

Mbi 184 milionë njerëz ose 2.3% e popullsisë së botës, sot jetojnë në emigrim, këto janë të dhënat sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për Emigracionin..
Pothuajse gjysma e tyre jetojnë nga vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në Raportin e Bankës Botërore për emigracioni theksohet se emigracioni sjell efekte mjaft negative, sidomos te fëmijët.
Raporti i referohet rastit të Shqipërisë.
Largimi i prindërve në emigrim prek drejtpërdrejtë fëmijët në sferën sociale. Ata frekuentojnë më pak shkollën si dhe kanë mirëqenie të dobët.
Më tej theksohet se fëmijët që I kanë prindërit në emigrim kanë probleme me sjelljen si dhe gjendje të rënduar emocionale.
Emigrantët shqiptarë dërguan 834 milionë euro gjatë vitit të shkuar, niveli më i lartë prej 2008-s.
Ato janë burimi i vetëm financiar për gati 26 për qind të familjeve shqiptare, por pasojat te sjellja dhe gjendja emocionale e fëmijëve nuk duhen injoruar./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *