Raporti i Bankës Botërore: Ndotja e ajrit shkakton 10% të vdekjeve në Shqipëri

Shpërndaje lajmin

Në Shqipëri, 10 për qind e vdekjeve në një vit vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit.
Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore në një raport mbi pasojat në shëndet dhe ekonomi të ndotjes, në vend humbën jetën 2,257 qytetarë në vitin 2019, të cilat janë sa 10 për qind e fataliteteve në total.

“Në raport citohet që janë rreht 200-210 persona që çdo vit regjistorhen me probleme akute të shëndetit”, thotë Redion Gjoka, ekspert mjedisi. “Nga krahu tjetër, duhet kuptuar se kjo ka një kosto ekonomike, që në rastin e Shqipërisë, sipas BB, shkon deri te 1 miliard dollarë në vit”.

Ekspertë të mjedisit ndërkohë theksojë nevojën e kryerjes së matjeve në ajër, të cilat nuk realizohet prej gati një dekade.

Në dokumentin e publikuar, Banka Botërore vlerësoi se ndotja e ajrit është rreziku kryesor mjedisor në botë për shëndetin dhe shkaku i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës, goditje në tru, apo kancerit të mushkërive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.