September 25, 2021

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha reagon sërish duke publikuar videon: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon ndëshkim të autorëve të asaj që e quan masakër zgjedhore. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i demokratëve thotë se edhe raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi atë që ka deklaruar Partia Demokratike.

PD ka depozituar deri tani 185 padi në SPAK dhe pret drejtësi. Basha shkruan se shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, thekson Basha, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë”, shkruan kryedemokrati.

RAPORTI

Kujtojmë qe raporti theksonte se Partia Socialiste e cila ka pushtetin krijoi avantazh për shkak të kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimi i burimeve administrative.

Po ashtu vihet re se pretendimet për blerje votash ishin prezente gjatë fushatës dhe kjo pasoi me një numër të lartë hetimesh.

Një prej problemeve shqetësuese në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, ishte databaza e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe puna e patronazhistëve.

Në raport thuhet se rrjedhja e preferencave politike ishte nje shqetësim serioz dhe i bëri votuesit të cënueshëm nga presionet.

“Fushatës i mungonte vrulli dhe mesazhet u përqendruan mbi udhëheqësit kryesorë të partisë, sesa mbi ligjërimin e mirëfilltë të drejtuar ndaj programeve politike. Praktikat e shkurtra të blerjes së votave, siç pretendohet nga shumë bashkëbisedues të vëzhguesve ndërkombëtar, mbetën një problem. Rrjedhja e të dhënave personale për rreth 900,000 qytetarë shqiptarë para zgjedhjeve, përfshirë preferencat e tyre politike, ishte një shqetësim serioz dhe i bëri votuesit të prekshëm nga presioni” – thuhet në raport.

OSBE/ODIHR i bën thirrje institucioneve shqiptare që të hetojnë dhe të dënojnë rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *