Raportohet se në Zvicër fruthi është në rritje

0
Shpërndaje lajmin

Më shumë raste të kësaj sëmundje infektive, me përhapje të shpejtë, e cila godet fëmijët dhe të rriturit e pavaksinuar, janë zbuluar në Zvicër që nga fillimi i vitit 2023, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), përcjell albinfo.ch.
Kohët e fundit, një universitet i menaxhimit të hoteleve në Lozanë u mbyll për shkak të studentëve të prekur nga fruthi.
Në pesë javët e para të vitit, në Zvicër ishin gjetur 12 raste të fruthit.
Kjo mund të mos duket shumë, përveç kur krahasohet me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin regjistruar vetëm katër raste.
Lajmi i mirë është se “shkalla aktuale e vaksinimit në Zvicër – e cila është 94 për qind tek fëmijët e vegjël – duhet të parandalojë një shpërthim të madh”, tha BAG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *