September 18, 2021

Rashica mund të transferohet tek Aston Villa

Shpërndaje lajmin

Është bërë e ditur se reprezentuesi i Kosovës, sipas të gjitha gjasave, do të largohet nga Werder Bremeni, pasi skuadra gjermane nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Bundesligës 2, raporton “Kicker”, përcjell albinfo.ch.

Edhe më parë, Rashica ishte i lidhur me një transferim tek Aston Villa edhe në afatin kalimtar të verës së kaluar, teksa spekulimet kanë filluar tani edhe për afatin e kësaj vere.

Nga Gjermania raportohet se klubi anglez tashmë ka filluar bisedimet me Werder Bremenin rreth transferimit të 24-vjeçarit.

Milot Rashica ka kontratë të vlefshme me klubin gjerman edhe për një vit, teksa tek Aston Villa mund të transferohet për 13 milionë funte.

Gjithashtu raportohet se Leeds United ose Southamptoni mund të jenë destinacione të radhës për vushtrriasin.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *