December 3, 2021

Rastet aktive në Kosovë dhe Shqipëri

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 786.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,756, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,973 persona.

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri kanë vdekur 10 persona si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 3,571 të dyshuarve për koronavirus, pozitivë kanë rezultuar 441 qytetarë.

Aktualisht, në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *