January 15, 2022

Rastet e reja në ulje në fund të nëntorit, kërcënimi nga varianti i ri dhe masat kufizuese në vend

Shpërndaje lajmin

Shqipëria e mbyll nëntorin me një trend në ulje të rasteve të reja me COVID, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 195 raste të reja dhe 4 viktima. Prej dy ditësh rastet e reja kanë pësuar një rënie të ndjeshme.

Nga shifrat e publikuara nga autoritetet shëndetësore, të përpunuara nga Abcnews.al rezulton se dita me më shumë raste të reja infeksionesh përgjatë nëntorit ka qenë data 9 nëntor ku u regjistruan 770 raste, ndërkohë që më shumë viktima janë regjistruar një ditë më parë pra me 8 nëntor, 11 viktima.

Aktualisht në vendin tonë janë 7065 raste aktive me COVID. Që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetë për shkak të këtij virusi 3096 persona në total.

Tashmë bota po kërcënohet nga një tjetër varianti i COVID i zbuluar në Afrikën e Jugut, Omicron i cili është zbuluar në disa shtete në Europë. Disa vende kanë ashpërsuar masat anti-COVID, ndër to Austria e cila ka vendosur që prej muajit shkurt vaksinimi të nisë me detyrim.

Ndërkohë Spanja ka ndaluar fluturimet me vendet e Afrikës së Jugut deri në një vendim të dytë.

Ndryshe në vendin tonë, deri më tani nuk është zbuluar asnjë rast me variantin e ri të COVID. Autoritetet kanë deklaruar se janë në gatishmëri për të gjurmuar çdo rast të dyshimtë, ndërkohë që nuk ka sinjalizime për ashpërsim të masave.

Aktualisht në vendin tonë është i ndaluar qarkullimi dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërkohë që në pikat kufitare kalohet me pasaportë vaksinimi, test PCR ose certifikatë shërimi. Mbajtja e maskës është e detyrueshme vetëm në ambientet e mbyllura, ndërkohë që të ndaluara me vendim të Komitetit të Ekspertëve janë grumbullimet në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Statistikat (Nëntor)

1 nëntor – 197 raste, 7 viktima
2 nëntor – 725 raste, 6 viktima
3 nëntor – 571 raste, 3 viktima
4 nëntor – 570 raste, 4 viktima
5 nëntor – 631 raste, 4 viktima
6 nëntor – 563 raste, 2 viktima
7 nëntor – 568 raste, 5 viktima
8 nëntor – 230 raste, 11 viktima
9 nëntor – 770 raste, 4 viktima
10 nëntor – 690 raste, 5 viktima
11 nëntor – 625 raste, 3 viktima
12 nëntor – 573 raste, 5 viktima
13 nëntor – 587 raste, 3 viktima
14 nëntor – 475 raste, 4 viktima
15 nëntor – 194 raste, 7 viktima
16 nëntor – 587 raste, 7 viktima
17 nëntor – 616 raste, 10 viktima
18 nëntor – 549 raste, 8 viktima
19 nëntor – 502 raste, 7 viktima
20 nëntor – 465 raste, 6 viktima
21 nëntor – 405 raste, 5 viktima
22 nëntor – 218 raste, 9 viktima
23 nëntor – 556 raste, 4 viktima
24 nëntor – 609 raste, 10 viktima
25 nëntor – 516 raste, 5 viktima
26 nëntor – 440 raste, 9 viktima
27 nëntor – 405 raste, 8 viktima
28 nëntor – 418 raste, 4 viktima
29 nëntor – 195 raste, 3 viktima
30 nëntor – 195 raste, 4 viktima

Statistikat e përgjithshme

Testime totale              1,394,136
Raste pozitive                199,945
Raste të shëruara          189,784
Raste Aktive                      7,065
Humbje jete                      3,096

m.v/Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *