“Rasti i parë në histori…”, Hoxha për Berishën: Legjenda iu fsheh edhe postierit

0
Shpërndaje lajmin

Gazetari investigativ Artan Hoxha, e ka cilësuar si rast të paprecedentë në histori, lojën “macja me miun” mes GJKKO-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, për t’i dorëzuar këtij të fundit njoftimin për tu paraqitur në SPAK.
I ftuar në emisionin të “Të Paekspozuarit”, Hoxha renditi edhe avokatët që shteti i caktoi Berishës kryesisht, duke përfunduar te një person që ngjante me militante të Partisë Socialiste, pasi postonte shpesh statuset e kryeministrit Rama në rrjetet sociale dhe tani duhet të mbronte Berishën në gjykatë.
“Një personazh politik që është si legjendë, Sali Berisha, iu fsheh edhe postierit. Nuk mbaj mend një rast të tillë, që komunikimi i një mase sigurie, që është vetëm me detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte të zgjasë kaq shumë dhe të mos gjejë derman. I vetmi rast është i Dritan Dajtit sepse nuk gjendej avokat. Në këta rast është qesharake.
Ditën e shtunë, policia ka shkuar të dorëzojë vendimin e gjykatë, në banesën e Berishës. Oficerët kanë vajtur nga selia në banesë. Në ambjentet e selsië së PD, oficerët kanë komunikuar me drejtuesit atje dhe i është thënë drejtohuni te qytetari në banesë jo në seli. Kjo histori zgjati të martën, ku u vendos të bëhej seanca në gjykatë, që është thjesht formale gjithsesi, nuk merret ndonjë vendim aty. Ditën e hënë u bë komunikimi për Malltezin dhe Bektashin, ku mbeti vendimi në fuqi.
Avokatët e Berishës, që ishin me prokurë, kërkuan përjashtimin e gjyqtares nga seanca dhe pastaj kohë për t’u njohur me dosjen. Kur panë të nesërmen që gjyqtarja nuk pranonte të hiqte dorë nga çështja dhe gjykata rrëzoi kërkesën, vendosën të largohen nga seanca. Gjykata vendosi avokat kryesisht, që u caktohen zakonisht personave që nuk kanë mundësi, pra shtresat në nevojë, apo të huaj. Gjykata hapi librin aty dhe i pari në listë qëllon Artan Simoni. Zoti Simoni sa u bë gati të merrte fashikullin, u gjet që kishte mbajtur qëndrime publike, të kundërta me klientin që duhet të mbronte.
Në momentin që u konfirmua, u caktuan dy avokate të tjera, të cilat si fillim pranuan të marrin materialin, por më pas dhanë dorëheqjen. Atëherë, seanca vijoji me Valentina Todoresku, avokate tjetër. Rezultoi se kjo kishte patur qëndrime, kishte shpërndarë statuse të kryeministrit, dukej si patronazhiste. Që te mos humbej kohë më tej, ajo thjesht mori pjesë në seancë, nuk ka patur mundësi as të shohë letrat, thjesht ka qenë aty.
Avokatët e caktuar kryesisht, u caktohen qytetarëve që do të shkojnë në burg, ai avokati duhet thjesht që ky ka patur një avokat. Avokati kryesisht nuk të mbron se nuk paguhet për të të mbrojtur.
Në vendimin e sotëm, ajo që nuk dinim nga vendimi i të premtes, është fakti që Berisha të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00 duhet të paraqitet para OPGJ-së, Adelajda Metaj“, tha Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *