Rasti“Monstra”, tre shqiptarët dënohen me burgim të përjetshëm

Share

rasti monstra 280x280 1

Gjykata Penale ka dhënë vendimin për rastin “Monstra”, ku Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç dënohen me burgim të përjetshëm.

Haki Aziri me 9 vjet burg ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Sami Luta është liruar nga aktakuza.  Pas vendimit, me kërkesë të  përfaqësueses së Prokurorisë, Fatime Fetai, Gjykata Penale vendosi për paraburgim të katër të dënuarve. Kujtojmë se Alil Demiri, Agim Ismailoviç janë në arrati.

Rasti “Monstra” ka të bëj me  vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal.


Share

Komente