Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë akoma më i ngushtë

Shpërndaje lajmin

Televizioni francez TF1 ka dalë me parashikimet se kush do të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Francë pas dy javësh.

Ndërsa në raundin e parë presidenti aktual Emmanuel Macron ka fituar 28.1 për qind të votave sipas sondazheve paraprake, duke siguruar një raund të dytë, përballë tij më 24 prill do të jetë Marine Le Pen, e cila sot mori 23 për qind.
TF1 ndërkaq ka realizuar një sondazh për raundin e dytë, sipas të cilit Macron do të fitojë me 51 për qind të votave, ndërsa Le Pen 49 për qind.
“Ai (Macron) mund të ketë fituar raundin e parë me pesë pikë, por ky sondazh i cili është transmetuar nga një prej dy rrjeteve të mëdha televizive tregon se kjo garë nuk ka përfunduar. Kjo është arsyeja pse Macron dhe Le Pen tani do të duhet të luftojnë për çdo votë”./BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published.