April 19, 2021

Reagime të forta në Zvicër ndaj mbylljeve të zgjatura të restoranteve

Shpërndaje lajmin

Pas njoftimit të qeverisë të premten se restorantet do të qëndrojnë të mbyllura për kohën – me gjithë pritjet e përhapura, ata do të hapen përsëri më 22 mars – shoqatat e biznesit dhe disa parti politike shprehën zhgënjimin për vendimin e Këshillit Federal, transmeton albinfo.ch.

E gjithë kjo nxiti reagime të forta lidhur me këtë vendim. Pronarët e lokaleve në Zvicër thënë se kjo është një goditje për ta në formë shumëdimensionale, si nga ana financiare, ashtu edhe nga ajo psikike.

Hapja e restoranteve me distancë për ta nuk përbën një problem pandemik, prandaj e gjitha kjo cilësohet si vendim jo i drejtë nga ana e Qeverisë zvicerane.

Kujtojmë se Qeveria në detyrë vendosi që edhe më tutje të mbeten të mbyllura tarracat e restoranteve, kinematë, qendrat e fitnesit etj., transmeton albinfo.ch.

Qëllimi është të ruhet pozicioni i mirë fillestar për fushatën e vaksinimit në muajt e ardhshëm dhe për hapin tjetër të hapjes pas Pashkëve. Më 14 prill, Këshilli Federal dëshiron të vendosë se si të veprohet.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *