October 16, 2021

Reagimet e Shqipërisë dhe Zvicrës, pasi kaluan në finale

Shpërndaje lajmin

Ardit Çuni, menaxher i artistes përfaqësuese, Anxhela Peristeri, ka treguar emocionet kur morën vesh lajmin që do të ishin në finale, përcjell albinfo.ch.

Çuni tregoi për “Shqipëria live” emocionet e mbrëmjes dhe përshkroi entuziazmin e të gjithëve kur u thirr emri i Shqipërisë, si i pari vend që kualifikohet nga nata e dytë gjysmëfinale.

“Pamë një kamer të na afrohej, aty mendova se mund të ishim të parët. Emocionet ishin shumë të mëdha. Kam grisur pantallonat duke kërcyer nga gëzimi. Atë moment, kemi pasur mbështetjen e Zvicrën nga pas, u ngritën dhe ata në këmbë”, u shpreh ai.

Zvicra përfaqësohet nga këngëtari shqiptar Gjon, kënga e të cilit është pëlqyer dhe vlerësuar nga juria dhe që po ashtu hyri në finale. Çuni, madje shton se edhe Serbia iu bashkua festës tonë.

“Kemi pasur ovacione të jashtëzakonshme nga delegacioni serb. Ne bëjmë muzikë, të tjerat ua lëmë politikanëve”, tha artisti.

Sipas tij, “mbrëmë kemi parë performancën më të bukur që Anxhela Peristeri ka dhënë”. Ndërkohë, në “Roterdam Ahoy” vazhdojnë përgatitjet për natën finale të së shtunës, ku Anxhela do të performojë e dyta në radhë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *