Reagimi i Shehut: Rama po u jep të tjerëve copat e Shqipërisë me trajsë

Share

Dashamir Shehi, drejtues i LZHK, i ftuar në Çim Peka LIVE, tha se qeveria e Edi Ramës po shet copa të Shqipërisë tani që është në largim.

Duke komentuar darkën e Dubait, ai tha se qeveritarët po sillen sikur e kanë Shqipërinë një pronë të tyren.

Reagimi i Dashamir Shehut:

“Kjo marrëveshje jo vetëm është korruptive, por kam frikë se këto premtimet e mëdhaja me miliarda janë më shumë për të hutuar popullin se nuk na kanë ardhur ndonjëherë miliarda. Formula e kësaj marrëveshje, e ka që në princip është vjedhje.

Ajo darka atje doli rastësisht. Ai është një gjest brenda dhjetëra gjestesh të tjera. Ne po e fillojmë debatin nga rastësia. Marrëveshja kaloi në parlament dhe ne nuk u morëm fare. Kjo tregon mënyrën se si i përgatit Rama ligjet. Ai çon ata të bandës së tij atje për të lidhur marrëveshje dhe ndarë paratë.

Këta bëjnë sikur Shqipërinë ua ka lënë babai i tyre,” -tha Shehi.

Sipas tij, këto marrëveshje dhe ligje duhen dërguar në Kushtetuese që të shpallen të paligjshme. Ai apeloi edhe ndërkombëtarët që të flasin për këtë situatë dhe të jenë të vëmendshëm.

“Këta po shkelin çdo gjë, nuk po kujdesen fare ku e vënë këmbën se thonë se do ikim me datë 25 dhe ato miliarda nuk do i marrim më. Jemi në një situatë që duhet marrë me shumë seriozitet se po luhet një copë e Shqipërisë. Ky merr në trajsë copat e Shqipërisë dhe i shpërndan në shkëmbim të interesave të momentit, sidomos atyre parazgjedhore,” tha ai.


Share

Komente