“Reagon” babai i Rita Orës, publikon fotografi nga ana tjetër, Gjokoviq nuk ishte i ulur pranë saj
Pas kritikave të shumëta që ka marrë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora nga paraqitja e saj në Finalen e Kupës së Botës në Ragbi, pasi u publikuan pamje ku shihej në afërsi të tenistit serb Novak Gjokoviq, ka “reaguar” babai i saj, Besnik Sahatçiu.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai i ka publikuar disa pamje nga anta tjetër, ku vërehet se Ora nuk ishte e ulur afër tenistit serb, por pranë bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, përcjell albinfo.ch.
“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke i mbështetur ‘All Blacks’”, ka shkruar ai.