Pas sulmit ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq, ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Sipas saj, fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre.
“Dënoj ashpër aktin vandal të rrahjes së djalit të politikanit Nenad Rashiq që i takon komunitetit serb, pa marrë parasysh motivet. Fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre, dhe i ftoj organet kompetente që sa më parë të zbardhin rrethanat dhe kryesit e këtij akti të shëmtuar që siç po duket – tenton asgjë më pak se minimin e përpjekjeve për mirëintegrim ndëretnik në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Ndalohen për 48 orë personat që rrahën djalin e politikanit serb Nenad Rashiq