Real Madrid-Barcelona, finalja e Superkupës së Spanjës
Superkupa e Spanjës do të jetë një El Klasiko, Reali përballë Barcelonës. Katalanasit kanë avancuar më tej pas fitores ndaj Real Betis.
Gjysmëfinalja e dytë e luajtur në kryeqytetin e Arabisë Saudite u fitua nga blaugranët pas goditjes së 11 metërshave.
90 minutëshi u mbyll na barazimin 1-1, teksa edhe gjatë kohës shtesë të dyja skuadrat gjetën nga 1 herë rrjetën. Nga goditja e penalltive, Barcelona u tregua më e saktë, ndërsa miqtë gabuan në 2 prej tyre. Heroi i takimit ishte padyshim portiere gjerman Mark Andre Ter Shtegen.
Pak ditë më parë Reali i Madridit mposhti Valencian, ku dhe në atë përballje gjithçka u vendos nga penalltitë.
Ndërkohë të enjten janë luajtur dhe dy ndeshjet e kupës në Itali, ku fitore kanë regjistruar Fiorentina dhe Roma. Heroi i skuadrës violë ishte Barak, që shënoi dhe golin e vetëm të përballjes. Në Olimpiko pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa në të dytën ishte Paulo Dybala, ai që vulosi kualifikimin.