April 14, 2021

Real Madrid ka plan tjetër nëse Mbappe ose Haaland nuk transferohen

Shpërndaje lajmin

Real Madrid po kërkon që të bëjë një transferim të madh në afatin kalimtar të verës.

Qe nga transferimi i Eden Hazard, klubi madrilien nuk ka bërë ndonjë transferim tjetër të madh në klub.

Megjithatë, ‘Galaktikët’ po mendojnë që të bëjnë transferimin e një prej yjeve të mëdha Erling Haaland ose Kylian Mbappe në afatin e ardhshëm kalimtar.

Mbappe duket të jetë opsion më pak i mundshëm për arsye se ai është afër nënshkrimit të rinovimit me skuadrën e PSG-së.

Në anën tjetër, Haaland akoma nuk dihet nëse do të largohet nga Dortmundi apo jo.

Gazeta spanjolle, Cadena SER raporton se plani tjetër i Los Blancos është Harry Kane, pra, nëse dështon trasnferimi i Mbappes dhe Haalandit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *