Reali “çmendet” pas Kilian Mbape, madrilenët kanë gati ofertën faranoike për ta shndërruar në ‘Galaktik’ sulmuesin francez

Share

Dukej si një pistë e fikur si pasojë e krizës së madhe financiare që ka sjellë COVID-19, por Reali i Madridit me sa duket nuk është dorëzuar për të veshur me të bardha Kilian Mbape. Sipas asaj që shkruan prestigjiozja britanike “Daily Mail”, madrilenët janë gati të bëjnë ofertën e çmendur për yllin francez.

“Los Blancos”, pritet të derdhin në arkat e klubit parizien, 200 milionë euro. Një shifër faraonike sidomos në këto kohë ku kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi ka prekur edhe skuadrat e mëdha në kontinentin e vjetër.

Mbappe është nën kontratë me PSG deri në vitin 2022, por në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit po punojnë për t’i ofruar një rinovim që do ta shndërronte në lojtarin më të paguar në botë.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Reali do të tentojë sërish në fund të sezonit për të bindur Mbappe ndërsa kanë gati edhe planin për të siguruar paratë e domosdoshme për një transferim të tillë. Nga Madridi pritet të largohen përfundimisht lojtarë si Isko, Bejl, Jovic, Marselo e Brahim, me këto largime Perez pretendon të fitojë mbi 100 milion euro, një bazë e mjaftueshme për të nisur negociatat me PSG-në, ndërsa pjesën tjetër të shumës mund ta sigurojnë me anë të një kredie bankare. Sa i përket pagës së tij sezonale, 21 milion euro, kjo nuk pritet të jetë një problem pasi me largimin e lojtarëve si Isko e Bejl, do të garantohej paga e Mbape, kjo pasi janë lojtarë që marrin shuma të mëdha.


Share

Komente