Reali i Madridit nën hetim nga autoritet spanjolle, siguron 200 milion euro për sponsorizim

Share

Prej disa ditësh Reali i Madridit ka pranuar se ka marrë financa nga një kompani amerikane e quajtur “Providence”, por nuk dihet ende nëse kjo mund të jetë e saktë pasi mund të jetë dhe një mashtrim.

Sipas asaj që raporton “Football Leaks”, klubi mbretëror ka arritur të sigurojë 200 milionë euro, por marrja e këtyre parave duket krejtësisht e dyshimtë pasi pagesa është bërë nga dy kompani të vendosura në ishullin Kajman.

Dy kompanitë nga ishulli Kajman kanë mundur të marrin shifra relativisht të larta edhe nga një kompani tjetër në shtetin e Luksemburgut, e cila ka kapital vetëm 20 mijë euro. Për këto burime të mëdha financash për sponsorizime thuhet se Reali i Madridit ka përfunduar në hetime nga autoritet spanjolle.


Share

Komente