Reali mposht Barcelonën 3-2, Xavi akuza ndaj arbitrit pas sfidës

0
Shpërndaje lajmin

Spektakël, gola, por dhe polemika, kjo ishte El Clasico në Spanjë superdueli i mbyllur në shifrat 3-2, në favor të të zotëve të shtëpisë, Realit. Në Bernabeun e tejmbushur u pa një garë fantastike nga të dyja skuadrat, me katalanasit që në përfundim patën rezerva sa i përket gjykimit. Klasikja numër 257 shkoi në favor të galaktikëve, të cilët e nisën jo mirë ndeshjen, ku katalanasit kaluan në avantazh me një gol të shënuar me kokë nga Christensen. Në minutën e 18’, Vini Jr riktheu ekuilibrat me anë të 1 penalltie.
Në fraksionin e dytë miqtë kaluan sërish përpara me Fermin Lopez, por Lucas Vasquez dërgoi shifrat në 2-2, pas një topi të devijuar saktë në zonë. Në limite, Bellingham realizoi golin e përmbysjes 3-2, duke bërë që 3 pikët të mbeten në Bernabeu, me Realin që shkon +11 nga Barcelona e vendit të dytë. Ndryshe nga Ancelotti, në përfundim trajneri Xavi ishte i pakënaqur nga arbitrimi, të cilin e kishte paralajmëruar përpara kësaj sfide.
Përgjatë këtij sezoni madrilenët e Carlo Ancelottit kanë vetëm 1 humbje në kampionat dhe atë në derbin me El Colchoneros, ndërsa po ashtu numërojnë 26 fitore dhe 6 barazime. Sa i përket Barcelonës, kjo ishte disfata e katërt sezonale në La Liga, ndërsa shancet për fitimin e titullit sa vijnë e zbehen edhe pse mbeten dhe 6 javë në dispozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *