October 25, 2021

Reali nuk ia doli të fitonte kampionatin, Casemiro: Gjithmonë duhen ndryshime kur nuk fitohen titujt

Shpërndaje lajmin

Mesfushori i Real Madridit, Carlos Casemiro ka folur pas fitores ndaj Villarealit.

“Los Blancos” u gjendën në disavantazh në pjesën e parë në një duel të vështirë ndaj Villarealit.

Ata arritën të shënojnë dy gola në minutat e fundit të takimit, për ta fituar ndeshjen, por kjo nuk u mjaftoi pasi Atletico Madrid e kreu punën dhe u shpall kampion.

Casemiro pas ndeshjes tregoi vështirësitë e Realit, por nuk kërkoi justifikime dhe deklaroi se nëse klubi nuk fiton tituj, atëherë duhet ndryshim.

“Kishim më shumë se 60 lëndime këtë vit, por COVID-19 nuk është një justifikim për ne”, tha ai.

“Megjithatë, të gjithë lojtarët janë krenarë për këtë vit. Ishte një vit i vështirë”, shtoi ai.

“Atletico Madridi fitoi më shumë ndeshje, nëse ata arritën të marrin më shumë pikë, atëherë duhet t’i urojmë ata”, tha braziliani.

“Ju duhet të ndryshoni diçka kur nuk mund të fitoni tituj”, tha Casemiro

Casemiro u pyet edhe nëse Ramos dhe Zidane do të vazhdojnë të jenë pjesë e klubit.

“Kjo pyetje duhet t’i drejtohet presidentit”, përfundoi Carlos Casemiro.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *